Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takim me strukturat e tyre në degën e Shuto Orizarës ka treguar negociatat për qeveri me VMRO-DPMNE-në në vitin 2016, ku siç tha ai ka pasur një kërkesë të çuditshme nga VMRO-ja që Ali Ahmeti ta bind Gruevskin të tërhiqet dhe të zëvendësohet me dikë tjetër, por që Ahmeti nuk ka pranuar ta bëjë këtë.
“Në vitin 2016 ne kemi negociu me VMRO-DPMNE-në, dhe mandatari sipas Marrëveshjes së 29 majit obligohet bisedimet t’i fillojë me partinë e parë të komunitetit të dytë. VMRO-ja kërkonte që unë të flas me Nikolla Gruevskin që ai të tërhiqet dhe të zëvendësohet me dikend tjetër. Unë nuk e kam pranuar këtë punë. Sepse edhe Nikolla Gruevski ka mund të thotë unë bëj partneritet me BDI-në pa Ali Ahmetin”, ka deklaruar Ahmeti.
Mbetet enigmë fakti se kujt deshi ti adresohej kreu i BDI-së me këtë porosi, dhe a ishte ky kërcënim për kreun aktual të VMRO-së Hristijan Mickoskin se partneriteti i BDI-së me Nikolla Gruevskin ende është i gjallë dhe nuk përjashtohet mundësia e rrikthimit të tij.