Sot në shtabin e Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve është hedhur mjet eksploziv. Sipas njoftimit të kryetarit të kësaj partie, Samka Ibraimovski, të gjitha xhamat e objektit në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë janë thyer.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt të intolerancës dhe mosrespektimit ndaj nesh dhe romëve nga ky qytet dhe nga i gjithë vendi. I bëjmë thirrje institucioneve kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ta hetojnë rastin dhe të veprojnë sa më shpejt”, thotë Ibraimoski.