Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Turqinë Lindore ditën e sotme. Sipas raportimeve të para mediat vendase bëjnë me dije se nuk ka dëme dhe as humbje jetësh.
Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) raporton se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 10:46 të mëngjesit me orën lokale, ishte zona Kale i Malatyas në një thellësi prej 10.07 kilometrash. Sipas informacioneve tërmeti është ndjerë edhe në krahinat përreth.
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë. “AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse filluan kontollin në terren”, tha ai.
Ndërkohë si pasojë e tërmetit shkollat në Malatya dhe Elaziğ janë mbyllur ditën e sotme.