Erdogan këtë javë në Shqipëri, inauguron Xhaminë e Madhe të Tiranës

1 Min. Leximi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të enjten (10 tetor) do të vizitojë Shqipërinë, ku me ç’rast do ta bëjë edhe hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, apo ndryshe Xhamisë të Madhe të Tiranës.

Ndërtimi i kësaj xhamie ka përfunduar tash e disa kohë, por qeveria turke nuk ka pranuar t’a dorëzojë deri më tani, për shkak të mospajtimeve të zyrtarëve të qeverisë turke me përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

- Advertisement -

Sipas raportimit, Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një imam turk.

- Advertisement -

Kjo xhami, një ndër më të mëdhatë në Shqipëri por edhe rajon, nisi ndërtimin që prej vitit 2015. /A2cnn

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull