Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu, ku u shqyrtuar projektet aktuale dhe të ardhshme të Bankës në vend, me fokus kryesor në prioritetet zhvillimore të përbashkëta, me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike të vendit.
Në këtë kontekst, pjesë e konsiderueshme e diskutimit iu kushtua Draft Agjendës Reformuese, në dritën e mjeteve të planifikuara nga Plani i Rritjes së BE-së për rajonin, nga gjysma e të cilave do të destinohen për projektet në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Murtezani theksoi se reformat kyçe do të fokusohen në përmirësimin e sektorëve të energjetikës dhe digjitalizimit, arsimit, administratës publike dhe sundimit të së drejtës, me qëllim të përshpejtimit të implementimit të projekteve investuese deri në vitin 2027.
Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, u diskutua harmonizimi i vendit me prioritetet e strategjisë aktuale të BERZH-it, e cila fokusohet në konkurrencën, integrimin rajonal dhe tranzicionin në ekonomi të gjelbër. Të dyja palët theksuan se këto qëllime janë kyçe për ruajtjen e rolit aktiv të vendit në zinxhirin global të furnizimit dhe mbështetjen e konvergjencës nacionale.
Ministri Murtezani theksoi edhe kontributin e BERZH-it përmes Fondit Investues Klimatik (CIF), i cili ndihmon vendin në procesin e tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë, në uljen e varësisë nga qymyri, duke ju siguruar trajnim punonjësve dhe përgatitjen e tyre për mundësi të reja pune.
U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përgatitjen dhe implementimin e projekteve me të cilët mbështesin zhvillimin e vendit.