Pas kritikave publike nga kryeministri Mickoski drejtuar kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për kaosin me mbeturinat në qytet, kjo e fundit është shprehur e gatshme për tu ulur në tryezë dhe të diskutojnë për këtë problematikë.
Reagimi i plotë i Arsovskës:
“Menaxhmenti i qytetit të Shkupit është i gatshëm që nesër të ulet në një tryezë të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për këtë qëllim, ne i kërkojmë kryeministrit Mickoski të caktojë datën, vendin, temat e diskutimit dhe formatin e takimit.
Temat që do t’i propozojë qyteti i Shkupit, për të cilat besojmë se duhet gjetur zgjidhje janë tejkalimi i bllokadës aktive në Këshill nga këshilltarët e shumicës qeverisëse, bllokimi i ndërmarrjeve nga Bordet e Menaxhmentit dhe votimi i programeve të punës së Ndërmarrjeve Publike.
Në të njëjtën kohë, presim konfirmimin e propozimit për themelimin e një trupi të përbashkët punues mes Qeverisë dhe qytetit të Shkupit. Shpresojmë në një qasje të sinqertë dhe partneriteti nga Qeveria në dobi të qytetarëve të qytetit të Shkupit.”