Harris: Koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza

2 Min. Leximi

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u tha protestuesve pro palestinezë që brohoritnin slogane në tubimin e saj të fushatës elektorale në Arizona se ”është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të përfunduar një marrëveshje pengjesh”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Bjellorusia lëviz tanket në kufirin me Ukrainën, pas rrëzimit të dronëve

Harris iu përgjigj mbështetësve pro palestinezë që brohoritnin ”Palestina e lirë” në tubimin e mbajtur në Feniks.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

”Unë kam qenë e qartë. Tani është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të përfunduar marrëveshjen e pengjeve. Koha është tani”, tha ajo.

Duke theksuar se presidenti Joe Biden dhe ajo po punojnë për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për kthimin e pengjeve, Harris tha se ”respekton pikëpamjet e mbështetësve pro palestinezë”.

Bien ndjeshëm mbërritjet e emigrantëve në Itali
Pavarësisht thirrjeve nga ndërmjetësit të enjten, përfshirë Egjiptin, SHBA-në dhe Katarin, për të ndaluar armiqësitë si dhe për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.

Që nga tetori i kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë vrarë të paktën 39 700 palestinezë.

GREQI – Zjarret në pyje detyrojnë evakuimin e qytetit historik të Maratonës
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull