Kryeministri britanik Keir Starmer u përfshi në polemika me Elon Muskun, pasi miliarderi i teknologjisë ka thënë se “lufta civile është e pashmangshme”, ndërsa protestat masive janë përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe.
Pronari i rrjetit social “X” e bëri komentin në platformë në përgjigje të një videoje që tregonte protestuesit duke hedhur mjete piroteknike ndaj policisë britanike.
Një zëdhënës i kryeministrit Starmer ka thënë se komentet e Muskut nuk justifikohen, duke shtuar se rrjetet sociale “mund dhe duhet të japin kontribut më të madh”.
Musk më pas iu përgjigj një tjetër deklarate të kryeministrit britanik, në të cilin Starmer ka thënë se nuk do të toleronte sulmet ndaj xhamive dhe komuniteteve myslimane.
“A nuk duhet të shqetësoheni për sulmet ndaj *të gjitha* komuniteteve?”, pyeti miliarderi amerikan, pronar i “SpaceX” dhe “Tesla”.
Manjati i teknologjisë shpërndau një video të një burri, i cili thuhet se u arrestua për komente fyese në internet, duke pyetur: “A është kjo Britani apo Bashkimi Sovjetik?”.
Protestat në Britaninë e Madhe po vazhdojnë prej një jave, të cilat u shkaktuan nga vrasja e tre vajzave të mitura në Southport nga një emigrant 17-vjeçar. Por protestat kanë marrë kahje tjetër falë dezinformatave, të djathtës ekstreme dhe frymës anti-emigrante.