Mensur Hyseni është shqiptari që hyri në librin Guinness, pasi theu rekordin e tërheqjes së trupit lart, e cila në anglisht njihet si “Pull ups”.
Ai e kaloi rekordin që e mbante marinsi amerikan, kur i bëri gjashtë ngritje më shumë.
“Përgatitjet kanë qenë shumë të stërmundishme, dhe të stërzgjatura, fiks tre vite përgatitje intensive kam bërë për të thyer këtë rekord, për shkak se duhej një kondicion ekstrem për të rezistuar mbi hekur”, tha Hyseni në emision Ora 7 të Klan Kosovës.
“Realisht marinsi kishte 611 e kishte numrin, kurse unë arrita t’i ekzekutoj 617”, shtoi ai.