Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në margjinat e Samitit Parlamentar të NATO-së, ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk.
“Z. Stefançuk shprehu falënderim për përkrahjen e rregullt të Maqedonisë së Veriut për Ukrainën dhe së bashku u pajtuam se si popuj jemi shumë afër dhe kemi qëllime të përbashkëta për anëtarësimin në BE. Përveç kësaj, e ftova kolegun ukrainas që ta vizitojë R. Maqedonisë së Veriut dhe që bashkëpunimi në nivel të kryetarëve dhe grupeve ndërparlamentare për miqësi të vazhdojnë me dinamikën tashmë të vendosur”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.