Kryetari i ri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, pas Kongresit të Jashtëzakonshëm që u mbajt dje, në rrjetin social facebook ka shkruar se për të kjo është një detyrë e re dhe me përgjegjësi të reja.
“Mbrëmë, në Kumanovë, me mbështetje të delegatëve të Kongresit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, u zgjodha kryetar i Alternativës.
Me këtë rast shpreha mirënjohje për kryetarin e deritanishëm Afrim Gashi, për kryetarin e dritanishëm në detyrë, Bekim Sali, si dhe për të gjithë aktivistët e delegatët e këtij kongresi.
Një detyrë e re, me përgjegjësi të reja dhe me elan të ri.
Ju faleminderit të gjithëve!
Vazhdojmë…”, ka shkruar Ibrahimi.