Turqia renditet e para në Evropë me 68.5 miliardë dollarë të ardhura bujqësore në vitin 2023

1 Min. Leximi

Ankara

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ka bërë të ditur se Türkiye është renditur e para në Evropë në vitin 2023 për sa i përket të ardhurave bujqësore, përkatësisht me 68.5 miliardë dollarë të ardhura, raporton Anadolu.

- Advertisement -

Duke cituar të dhënat nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) dhe Banka Botërore, Yumaklı tha se vitin e kaluar Türkiye doli në krye në Evropë dhe u rendit ndër dhjetë më të mirat në mbarë botën për sa i përket të ardhurave bujqësore.

Yumaklı njoftoi se të ardhurat bujqësore të Türkiyes në vitin 2023 gjithashtu u rritën për 16 për qind në baza vjetore.

“Unë i përgëzoj sinqerisht të gjithë aktorët e sektorit tonë që kontribuan në këtë sukses”, shtoi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull