MASH: Po dorëzohen tekstet shkollore të miratuara nga klasa e parë deri në të shtatën, nxënësit do t’i kenë të gjitha tekstet shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor

1 Min. Leximi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik të Ministrisë.

Çështjen e teksteve të reja shkollore e zgjidhëm në mënyrë sistematike dhe afatgjate. Në ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, sepse është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, përkatësisht në procesin edukativo-arsimor.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull