Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Më 10 qershor votohet qeveria e re? VMRO, VLEN, ZNAM në bashkëqeverisje

Përditësimi i fundit: 2024/05/31 at 3:23 PM
Publikuar May 31, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 10 qershor në seancë parlamentare do të votohet përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, bashkë me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen Znam, mëson Televizioni 21. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e mandateve, shumica e re do të ketë 78 deputetë. Paraprakisht ashtu siç kanë njoftuar edhe nga presidenca, presidentja Siljanovska-Davkova, javën që vjen duhet ta japë mandatin për formim të Qeverisë së re.

Marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN tanimë është arritur, pritet të diskutohet vetëm edhe eshaloni i tretë. Mes dy palëve marrëveshja tanimë ka filluar edhe të zbatohet me votimin e Afrim Gashit si i pari i Kuvendit.

- Reklamim -

“Marrëveshje ka, marrëveshja ka filluar të realizohet dhe fatmirësisht ka filluar të realizohet me pozitën kryesore që ka marrë VLEN, kryetarin e Parlamentit. Eshaloni i parë është kryer, këto ditë grupet punojnë në mënyrë intenzive për ta operacionalizuar marrëveshjen. Kemi kryeparlamentarin, gjashtë ministri, shtatë zv.ministra dhe pesë sekretarë shtetëror, dhe ato dihet cilat do të jenë konkret, dhe një zv.kryeministër të parë”, tha Izet Mexhiti nga VLEN

Pjesë e përbërjes qeveritare do të jetë edhe Lëvizja Znam. Maksim Dimitrievski në intervistë në Kanal 5, tha që presin Mickoski ta marrë mandatin dhe të zyrtarizohen negociatat. Atyre me shumë gjasa do u takojnë dy ministri, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Administratës.

“Kemi biseduar për një numër më të madh të resoreve. Lëvizja Znam është e gatshme të hyjë me kapacitetin dhe kuadrin e saj në numrin më të madh të resoreve dhe të jep kontributin e saj për reforma serioze, stabilitet dhe realizim të programit dhe asaj që premtuam. Gjithsesi një nga ato dy resore që flasim janë edhe këto dy që përmendët ju”, pohoi Maksim Dimitrievski nga ZNAM.
Pasi Mickoski të marrë mandatin, ka afat 20 ditë për formimin e Qeverisë. Meqenëse marrëveshja për bashkëqeverisje është afër finalizimit, nuk pritet të ketë vonesa mbi të njejtën.

Nga ana tjetër nga Fronti Europian vazhdojnë të thonë se legjitimiteti për përfaqësim qeveritar të shqiptarëve u takon atyre pasi konsiderojnë se i kanë fituar zgjedhjet. Duke mos konkretizuar se çfarë hapash do të ndërmarrin, Fronti Europian paralajmëroi masa për mbrojtjen e legjitimitetit. Të dielën është caktuar mbledhje mes liderëve të Frontit Europian, ku siç mëson TV21, do të nënshkruhet non-paper. E njëjta do të përmbajë ankesa deri te faktori ndërkombëtar për, siç thonë, mbrojtjen e legjitimitetit dhe vullnetit të votuesve. Thonë se fituesi i zgjedhjeve tek kampi maqedonas se nuk mund të vendosë se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në pushtet pasi për këtë vendosin qytetarët në zgjedhje.Tv21.mk

TOP Lajmet

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’
Lajme Politikë
Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!
Lajme Politikë
Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Lajme Politikë
Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria
Bota dhe Rajoni Lajme
“Të tregojmë se jemi europianë”, voton Spiropali, mesazhi për qytetarët: Të gjithë të votojnë sot me qytetari
Bota dhe Rajoni Lajme
Zgjedhjet në vendin tonë, Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Bota dhe Rajoni
3shi.net 31 Maj, 2024 May 31, 2024
Artikulli i mëparshëm Nazim Bushi mori drejtimin e MPB-së, do të jetë ministër deri në formimin e qeverisë së re
Artikulli tjetër Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, xhumanë e parë pas marrjes së detyrës e fali në Xhaminë “Mustafa Pasha”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Gashi u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Shqipërisë

    3shi.net September 3, 2024
    Një pikë larg Champions, Roma ëndërron me De Rossi-n, Inter prova e “zjarrtë” (VIDEO)
    Petrovska shprehet e bindur: Ligji për “branitellat” do të miratohet
    Fetai-Kapetanović: Takim i frytshëm për të ardhmen e rajonit
    Mexhiti: Gashi ka kërkuar uljen e nivelit të sigurisë për më shumë privatësi, por nuk është lejuar për shkak të protokolleve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Taravari promovon kandidaturën e Isen Shabanit në Vrapçisht

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes

    May 11, 2025
    Lajme

    Limani për Ahmetin: Hyzmeqar vazal, e shite gjakun e dëshmorëve

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

    May 11, 2025
    Lajme

    Tërheqi zvarrë me veturë qenin në Kriva Pallankë, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!

    May 11, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?