Një studente pjesëmarrëse në protestën para Ministrisë së Arsimit në Tiranë deklaroi se të rinjtë nuk kanë thjesht një listë kërkesash, por arsye për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar ndryshimin e sistemit.
Ajo kritikoi situatën në vend, duke u shprehur se të rinjtë shqiptarë po largohen drejt Europës për të bërë punë që, sipas saj, qytetarët europianë nuk i dëshirojnë. Studentja theksoi gjithashtu vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët, duke nënvizuar se përballimi i shpenzimeve mujore është bërë i vështirë.
“Kjo është një protestë e rinisë. Ne nuk kemi kërkesa, por arsye që dalim për të protestuar. Ne duam ndryshimin e këtij sistemi 36-vjeçar, ku të rinjtë shqiptarë janë mall transporti për jashtë, për punë që nuk i duan europianët. Sot në Shqipëri nuk ia del dot të përballosh muajin. Të kërkosh dinjitet nuk është luks!”, tha e reja.

