Valdet Bajrami pyet BDI-në: Pse protestoni në Tetovë kur nuk i ndryshuat emrat e rrugëve në Kërçovë?

1 Min. Leximi
Screenshot

Përfaqësuesi i VLEN-it nga Kërçova, Valdet Bajrami, ka reaguar ndaj protestës që BDI ka paralajmëruar për nesër në Tetovë lidhur me çështjen e emrave të rrugëve, duke akuzuar partinë se nuk ka vepruar kur ka pasur mundësinë. Protesta e BDI-së është paralajmëruar për 11 korrik, pas vendimit për rikthimin e emërtimeve të vjetra të disa rrugëve në Tetovë.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Bajrami thotë se ndodhet në zemër të Uskanës (Kërçovës), ku, sipas tij, rruga kryesore vazhdon të mbajë emrin “Marshall Tito”, ndonëse BDI ka qenë mbi 20 vjet në pushtet.

“Jam në zemër të Uskanës. Pas meje është rruga kryesore që edhe sot mban emrin ‘Marshall Tito’. Mbi 20 vjet ishin në pushtet dhe nuk e ndryshuan. Atëherë për çfarë protestojnë nesër në Tetovë? Pse nuk i ndryshuan emrat e rrugëve në Kërçovë kur i kishin edhe numrat edhe mundësinë? Te fala”, shkruan Bajrami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull