Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës në vend, Pernille Dahler Kardel.
Sipas Salit, në takim është biseduar për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, reformat prioritare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kënaqësi të mirëprisja Ambasadoren e Mbretërisë së Danimarkës, SH.S. Pernille Dahler Kardel, në një takim të frytshëm pune.
Diskutuam për procesin e integrimit evropian, reformat prioritare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Sali.

