Komuna e Haraçinës ka nisur punimet për realizimin e projektit të shëtitores dhe rregullimit hortikulturor mbi dhe përgjatë mbulesës së kanalit, në afërsi të shkollave në këtë komunë.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se projekti synon transformimin e kësaj hapësire në një ambient më të sigurt, funksional dhe më të bukur për nxënësit dhe banorët.
“Sot filluam punimet për realizimin e projektit të shëtitores dhe rregullimit hortikulturor mbi dhe përgjatë mbulesës së kanalit, në afërsi të shkollave në Haraçinë.
Një hapësirë që do të transformohet në një ambient më të sigurt, më funksional dhe më të bukur për nxënësit dhe të gjithë banorët.
Vazhdojmë me punë, për një Haraçinë më të mirë!”, ka shkruar Daut Beqiri.

