Përfaqësuesi i VLEN-it, Xhevat Selami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në degën e BDI-së në Çair, duke kritikuar vendimin për t’ia besuar sërish drejtimin e degës Bujar Osmanit.
Sipas Selamit, pas humbjes së rëndë që BDI-ja pësoi në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Çairit, partia nuk ka reflektuar mbi përgjegjësinë politike dhe nevojën për reforma të brendshme.
“Pas humbjes më të madhe në historinë zgjedhore të Çairit në zgjedhjet e fundit lokale, BDI-ja sërish ia besoi degën e Çairit Bujarit, i cili njihet si ekspert për t’i humbur zgjedhjet sesa për të bërë reforma. Tek ju humbja nuk është përgjegjësi, por rekomandim për udhëheqje. Për reforma flisni, por me këtë avaz ende jeni larg tyre”, ka shkruar Selami në reagimin e tij.

