Nga MPB njoftojnë se gjatë tre ditëve të fundit (24, 25 dhe 26 gusht 2026), policia ka lëshuar gjithsej 1.621 urdhërpagesa, 456 prej të cilave për kundërvajtje që kanë të bëjnë me drejtuesit që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.
Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 43 persona, prej të cilëve dy për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 20 për drejtim pa patentë shoferi dhe dy për shkak të ndalesës së mëparshme për drejtimin e automjetit.
Gjatë së njëjtës periudhë janë konfiskuar 19 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.
Sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 385 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 28 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në anën tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar 159 drejtues të motoçikletave për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë sanksionuar 105 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.
Në përputhje me Ligjin për automjetet, 17 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa shtatë për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe katër drejtues për mosrespektimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (foliet).

