Votohet Qeveria Kurti 4: 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim

2 Min. Leximi

Qeveria Kurti 4 është votuar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për kabinetin e propozuar nga Albin Kurti kanë votuar 62 deputetë, 8 kanë qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga 20 anëtarë, me Glauk Konjufcën si zëvendëskryeministër të parë dhe ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa Donika Gërvalla është propozuar zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë. Fikrim Damka do të jetë zëvendëskryeministër i tretë.

Në përbërjen e Qeverisë Kurti 4 janë propozuar edhe:
Hekuran Murati – ministër i Financave
Andin Hoti – ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
Ejup Maqedonci – ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme
Lulzon Jakxhiu – ministër i Dixhitalizimit dhe Administratës Publike
Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë
Hajrulla Çeku – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Saranda Bogujevci – ministre e Kulturës dhe Turizmit
Elbert Krasniqi – ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Blerim Gashani – ministër i Sportit dhe Rinisë
Fitore Pacolli – ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Armend Muja – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Mimoza Kusari – ministre e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Dimal Basha – ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Artane Rizvanolli – ministre e Ekonomisë
Nenad Rashiq – ministër për Komunitete dhe Kthim
Rasim Demiri – ministër për Zhvillim Rajonal
Me votimin e kabinetit të ri, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nis mandatin e saj të katërt.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull