Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, është dëshmi e qartë se problemi rreth provimit të jurisprudencës nuk është rastësi, por pasojë e neglizhencës dhe tradhtisë politike. Në atë kohë, Ligji për përdorimin e gjuhëve veçse ishte në fuqi, por Talat Xhaferi si kryeparlamentar nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat e gjuhës shqipe. Ai e shpalli ligjin të pranueshëm, duke përjashtuar gjuhën shqipe nga provimi.
Edhe më dëshpëruese është fakti se ky ligj u votua me Badenter, pra edhe me votat e deputetëve shqiptarë të asaj përbërje, të cilët kishin obligim kombëtar të kërkonin që provimi të mbahej edhe në shqip. Ata e votuan ligjin, duke i lënë sot qindra studentë shqiptarë të vuajnë pasojat e një padrejtësie të dyfishtë.
BDI, që për më shumë se 20 vite ka pasur pesë ministra të drejtësisë nga radhët e saj, nuk e zgjidhi kurrë këtë problem. Sot, ata derdhin lot krokodili dhe dalin në mbrojtje, por dokumentet flasin qartë: ky problem mban vulën e Talat Xhaferit dhe të politikës së tyre.
VLEN do të jetë fuqia që ky provim të mbahet në gjuhën shqipe. Sepse gjuha jonë nuk është gjuhë e margjinës, por gjuhë e dinjitetit dhe e drejtësisë.
VLEN: Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës (fakte)

Ndani këtë artikull
