Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë persona, tek të cilët është gjetur drogë.
Më 28.05.2026, në orën 23:50, në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria N.M. (23) nga Strumica. Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë. Më 29.05.2026, në bazë të urdhrit të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dy paketime najloni me marihuanë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.
Më 29.05.2026, në orën 21:30, në fshatin Bogovinë, para një objekti hotelierik, nëpunës policorë nga Njësia Policore Kamjan i privuan nga liria B.J. (38) dhe N.A. (38), të dy nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal: “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 29.05.2026, në orën 21:50, në rrugën “Panko Brashnarov” në Prilep, nëpunës policorë nga SPB Prilep e privuan nga liria G.T. (30) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë.
Më 30.05.2026, në orën 07:40, në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, është privuar nga liria A.T. (30) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur një substancë e ngurtë e bardhë.
Më 30.05.2026, në orën 02:10, në rajonin e Gazi Babës në Shkup, është privuar nga liria I.G. (28) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë.
Më 29.05.2026, në orën 21:45, në rajonin e Komunës Qendër në Shkup, është privuar nga liria M.V. (24) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur substancë pluhurore.
Më 29.05.2026, në orën 19:35, në rajonin e Komunës Aerodrom në Shkup, është privuar nga liria A.Ç. (24) nga Republika e Turqisë, pasi tek ai është gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

