Turneu tradicional “Sport Arena Cup 2026” nis më 16 gusht, hapen regjistrimet për ekipet

1 Min. Leximi

Turneu tradicional i futbollit të vogël Sport Arena Cup do të organizohet edhe këtë verë, duke shënuar edicionin e pestë jubilar. Organizatorët kanë hapur regjistrimet për ekipet, ndërsa turneu do të fillojë më 16 gusht 2026 në qendrën sportive Sport Arena, në rrugën e vjetër Shkup–Tetovë (Çajlanë–Bukoviq), në Komunën e Sarajit.

Paraqitja e ekipeve do të jetë e hapur deri më 14 gusht, ndërsa hedhja e shortit do të mbahet më 15 gusht, në ora 20:00.

Pjesëmarrja për çdo ekip kushton 9.000 denarë, ndërsa organizatorët kanë paraparë fond të konsiderueshëm shpërblimesh:

* Vendi i parë: 160.000 denarë, kupë dhe medalje;
* Vendi i dytë: 80.000 denarë, kupë dhe medalje;
* Vendi i tretë: 40.000 denarë, kupë dhe medalje.

Nën moton “5 vite traditë, 5 vite pasion”, organizatorët ftojnë ekipet të bëhen pjesë e këtij turneu tradicional, i cili prej pesë vitesh mbledh sportdashës dhe ekipe nga rajoni.

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 070-366-660.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull