Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në aktivitetin për programin “BE për komunat” tha se mesazhi ishte i qartë, se, integrimi evropian fillon në nivel lokal.
“Në aktivitetin për programin “BE për Komunat”, mesazhi ishte i qartë: integrimi evropian fillon në nivel lokal.
Komunat janë vendi ku qytetarët ndërveprojnë çdo ditë me shërbimet publike dhe ku standardet evropiane bëhen realitet.
Përmes këtij programi janë mbështetur të gjitha 81 komunat dhe janë trajnuar mbi 1,400 përfaqësues, ndërsa sot ato janë partnere aktive në 274 projekte të BE-së.
Këto janë rezultate konkrete — institucione më të forta, shërbime më të mira dhe progres real për qytetarët.
Urime fituesve të Etiketës së Ekselencës Komunale”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

