Taravari mbledh shumicën e nënshkrimeve nga Kuvendarët e ASH-së për koalicion me opozitën

1 Min. Leximi

Pozicionimi i kryetarit të Aleancës, Arben Taravari në krah të opozitës e kundër BDI-së, dje shkaktoi edhe tërmetin e parë në këtë subjekt politik. Sela dhe Lloga, vetëm disa minuta pas publikimit të lajmit, ishin të parët që e kundërshtuan Taravarin duke i thënë se, “partia nuk është me të”.

Portali 3-shi.net nga burime të afërta me ASH-në mëson se Taravari tashmë ka arritur të mbledh 2/3 e nënshkrimeve të kuvendarëve nga gjithsej 135 që janë në parti.

- Advertisement -

Pritet që kjo listë e nënshkrimeve të publikohet së shpejti dhe me këtë ti jepet edhe goditja e fundit krahut të Ziadin Selës i cili nuk e pranon vendimin e Taravarit për të koalicionuar me opozitën.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull