Studentja shqiptare Leona Ebibi me notën më të mirë në Fakultetin e mjekësisë në Shkup

1 Min. Leximi

Leona Ebibi është absolvente në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, njëheri studentja me notën më të lartë mesatare në këtë fakultet.

Mirënjohje për këtë sukses asaj i ka shprehur edhe kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu, duke i ndarë një dekoratë.

- Advertisement -

“Kjo është Leona Ebibi, studente e vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe me notën më te madhe mesatare 9.7 në mesin e gjithë studentëve të mjekësisë. Për mua ishte kënaqësi e madhe që mirëprita Leonën dhe mes tjerash bashkëbiseduam për faktin se sa me rëndësi është që ne të gjithë si shoqëri ti mbështesim të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve.

- Advertisement -

Ajo që dua të përçojë si porosi dhe që më erdhi si inspirim nga takimi me Leonën është fakti se ne kemi rini të mrekullueshme dhe padiskutim duhet të punojmë e të angazhohemi me këmbëngulje që atyre tua mundësojmë të gjitha kushtet e nevojshme që asnjëherë mos t’ju shkojë mendja të braktisin vendin.

E Leona le t’ju shërbejë të gjithë të rinjve si një shembull i shkëlqyeshëm”, ka shkruar Ganiu pasi ka pranuar studenten Ebibi në një takim në kabinetin e tij.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull