Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka dalë me një postim skandaloz në rrjetet sociale, duke dalë kundër zgjidhjes së provimit të jurisprudencës, duke kërkuar që të vazhdojnë protestat derisa BDI të kthehet në pushtet.
“Zeri i rinisë po ngritët për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti, për flamurin kombëtar të përdhosur nga shteti, për përfaqësimin shqiptar të sakatosur nga shteti, për ëndrrën evropiane të ndaluar nga shteti, për vullnetin kombëtar të nëpërkëmbur nga shteti, ata po protestojnë për të ardhmen e barabartë dhe evropiane! Prandaj, zgjidhjet e juaja Karakamishiane. No passaran, mjaft më. Rinia e ka fjalën!’
BDI qartë po fshihet pas protestës së nesërme studentore duke e instrumentalizuar të njëjtën, derisa për 22 vite kishte gjithçka në dorë për ta zgjidhur edhe këtë çështje, por nuk e bënë.
Ndryshe, dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti e Bilall Kasami sot përmes një qëndrimi të përbashkët paralajmëruan së shpejti zgjidhjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke prishur kësisoj planet e BDI-së.

