Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Ekonomi

Shifra marramendëse janë shpenzuar në lojëra të fatit në RMV

Përditësimi i fundit: 2024/01/15 at 5:22 PM
Publikuar January 15, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike-IDEA në panelin e diskutimit të organizuar sot ka prezantuar hulumtimin mbi numrin dhe të hyrat e kompanive që organizojnë lojëra të fatit. Të dhënat tregojnë që në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë përafërsisht 1.416 pika në të cilën qytetarët mund të luajnë lojëra të fatit, apo mesatarisht 18 pika për çdo komunë, duke përjashtuar lojërat e fatit online. Ky numër tregon për prezencë jashtëzakonisht të madhe të pikave ku mund të luhen lojëra të fatit, njëkohësisht edhe ekspozim të vazhdueshëm dhe qasje shumë të lehtë për secilin qytetar në lojëra të fatit.

Sa i përket të hyrave, hyrat totale të 56 kompanive për vitin 2021 ishin 556,115,216 euro, ndërsa ato u rritën në 690,885,917 euro në vitin 2022, apo një rritje prej 21%. Përkthyer në ditë, kjo i bie që për çdo ditë gjatë vitit 2022, 56 kompanitë e lojërave të fatit kanë realizuar nga 1.7 milion euro. Këto të hyra janë kryesisht të hyra të cilat janë realizuar përmes lojërave të fatit, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që lojërat e fatit të jenë përdorur si mekanizëm i shpërlarjes së parave. Ajo çfarë i ngritë edhe më shumë dyshimet janë profitet jashtëzakonisht të ulëta të këtyre kompanive. Pra, 3 kompanitë me të hyra më të larta, Pro-Beting DOO (146,130,304 euro), Sport Life Treid DOO (82,286,864 euro) dhe Kazinos Austria DOO (81,326,025 euro), kanë paraqitur që kanë realizuar më pak se 1% profit nga të hyrat e përgjithshme. Kjo shkallë e profitit nuk është e përafërt as me lotarinë shtetërore por as me profitin e kompanive të ngjashme në Europë. Prandaj, instituti IDEA ngre dyshimet për mundësinë e evazionit fiskal por edhe të shpëlarjesh së parave, dhe njëkohësisht rekomandon kontrolle të shtuara nga institucionet shtetërore ndaj këtyre kompanive.

- Reklamim -

Në panelin e diskutimit u shqyrtua edhe propozim ndryshimi për Ligjin për Lojërat e fatit, me ç’rast instituti IDEA paraqiti rekomandimet mbi zgjidhjen optimale të problemit me lojërat e fatit. Instituti IDEA vlerëson meritat e propozim-ndryshimeve në pjesën e kufizimit të numrit pikave të cilat mund të hapen me një licencë, megjithatë nuk i sheh këto ndryshime të mjaftueshme për adresim efektiv të problemit me lojërat e fatit. Distanca prej 500 metrash nuk do të ketë ndikim të madh meqë marketingu do të vazhdojë t’i ekspozojë të rinjtë ndaj lojërave të fatit si dhe lojërat e fatit online do të japin qasje edhe më të madhe sesa të qenurit afër shkollave. Po ashtu, liberalizimi i tregut konkurrenca e shtuar në mes të kompanive të lojërave të fatit do ta thellojë edhe më shumë problemin meqë kompanitë do të garojnë me njëra tjetrën për më shumë konsumatorë, pra që të krijojnë sa më shumë njerëz të varur nga bixhozi. Prandaj, instituti IDEA përkrah versione më strikte, deri në masën e mbylljes totale të kompanive të lojërave të fatit sipas modelit të Kosovës.

Panelistët një zëri në mënyrë të pakoordinuar paraprakisht përfunduan në konstatime të ngjashme për sa i përket pasojave që vijnë nga lojërat e fatit. Prishja e institucionit më të rëndësishëm familjes, divorcet, dhuna brutale në familje, thellimi në borxhe, humbja e pronave, dhe kalimi në varfëri ekstreme.

Në panelin e diskutimit morën pjesë deputeti Halil Snopçe, kryefjala e të cilit në fjalimin e tij ishte mungesa e përkrahjes mediatike në iniciativat e tij që ka marr përbrenda Kuvendit në drejtim të mbylljes totale të kazinove.

“Kam qenë i vetmi deputet në Kuvend që kam marr iniciativë dhe kam bërë përpjekje që të jetësohet iniciativa për mbylljen totale të kazinove. Por, për fat të keq nuk kamë hasur përkrahje të asnjë personi fizik apo juridik. As organizatat jo qeveritare as mediat dhe as kolegët tjerë deputetë. Këtu duhet të bëjë një përjashtim, që vetëm Izet Mexhiti, në mënyrë publike ka shprehur përkrahje ndaj iniciativës së partisë tonë që të mbyllen kazinotë. Ne shpesh here me studentët në ligjërata në lëndën e probalitetit kemi bërë analiza të lojërave të fatit që nga aspekti matematikor humbja është enorme dhe e paparamendueshme për klientët” tha Snopçe.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në fjalën e tij tha që në Komunën që ai drejton bastoret hapen Brenda natës ndërkaq numri i kazinove është jashtëzakonisht i madh.

“Pushteti lokal në kuadër të kompetencave që posedojmë e kemi të pamundur të mbyllim kazino nga kjo kuptohet që as nuk mund të hapim. Prandaj, pushteti LSDM- BDI – VRMO nuk e lëshojnë Ministrinë e Financave sepse nga aty jepen licencat dhe lejet e funksionimit të kazinove dhe bastoreve sportive. Pra, këto funksionojnë si një zinxhir që gjithë hallkat i kontrollojnë vetë ata”, tha Ganiu.

Xhemal Abdiu, kryetar i Lëvizjes Anti-Bixhoz, në fjalën e tij tha që përshëndet secilin hap që ndërmerret në drejtim të mbylljes totale të kazinove. Por, që në mënyrë eksplicite sqaroi që Lëvizja që drejton ai nuk pajtohet me propozim ndryshim Ligjin për lojërat e fatit të propozuar nga Qeveria.

“Ne si Lëvizje nuk pajtohemi dhe nuk jemi të kënaqur me propozim ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit, sepse aty thuhet largimi i kazinove 500 metra nga shkollat. Ndërkaq, Lëvizja jonë ka kërkesë të vetme dhe të padiskutueshme mbylljen totale të kazinove. Vendet më të zhvilluara në botë me ekonomi dhe standard shumë të lartë posedojnë numër shumë më të vogël të kazinove, te ne në secilin kënd nga një kazino. Kazinot na kanë ardhur te pragu shtëpisë, duhet të mobilizohemi që të largojmë këtë të keqe të përgjithshme”, përfundoi Abdiu.

Nga fusha akademike folës ishte profesori i mirënjohur dhe sociologu, Ali Pajaziti, i cili dha një sqarim nga aspekti social për pasojat e funksionimit të kazinove, për degradimin e shoqërisë dhe rrënimin e institucionit familje. Madje, ai tregoi edhe një përvojë personale që ndokush i ka kërkuar që vetëm t’i lë disa dokumente në një bastore të afërt, që ky i fundit ka refuzuar të futet në ato objekte qoftë edhe për një rast të tillë. Dhe, kjo duhet të shërbejë si mesazh senizibilizimi për të rinjtë që rreptësishtë duhet t’i injorojnë frekuentimin në ato lokale.

“Kazinot dhe bastoret unë i quaj lokale gjencidale dhe klientët e tyre një ushtri e humbur. Institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë është familje, kazinotë e bastoret në mënyrë të drejtpërdrejt e dëmtojnë e sulmojnë deri në shkatërrim familjet tona të cilat janë në prag të varfërisë dhe luftojnë për të mbijetuar. Bota akademike, shoqëria, organizatat joqeveritare një zëri duhet të jemi të unifikuar në ndaljen e këtij “gjenocidi” që po i shkaktohet familjeve tona para syve tanë”, tha Pajazitit.

Ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse kaluan me 27 dhjetor në lexim të parë në seancën e 106-të plenare të Kuvendit. Ata u sollën me të ashtuquajturat Flamuri evropian, procedurë e cila në këtë rast nuk ishte e pranueshme jo vetëm për opozitën VMRO-DPMNE por edhe për kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski.

Amendamentet e propozuara në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse janë përcaktuar nga Qeveria më 7 shkurt dhe janë dërguar në Kuvend me flamur evropian.

Lëvizja Antibixhoz disa herë ka organizuar protesta për largimin e objekteve të lojërave të fatit nga vendbanimet, por pavarësisht ngritjes së zërit, autoritetet nuk i kanë zbatuar kërkesat e tyre.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: Ali Pajaziti, bixhoz, Halil Snopce, Levizja Anti-Bixhoz, lojera te fatit, Visar ganiu
3shi.net 15 Janar, 2024 January 15, 2024
Artikulli i mëparshëm E vërteta e këtyre “alienëve”
Artikulli tjetër Pritjeve dhe kaosit për pajisje me dokumente personale nuk i shihet fundit, ankohen qytetarët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmeSport

    Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta? Çfarë fshihet pas traditës që origjinën e ka në vitet 1800 në Kaliforni

    3shi.net August 4, 2024
    Supergol i Zhegrovës në fitoren e Lille
    Gashi flet si kryetar i Kuvendit: Është koha për të realizuar punët që i kemi premtuar para qytetarëve!
    VLEN: Kot po kërcënoni, populli shqiptar është me VLEN se po e themi të vërtetën!
    Aksion policor, Bastisje në Gërçec, Duqanxhik dhe Çair
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Ekonomi

    Mickoski: Pres që të kemi një nga rritjet më të mira ekonomike në Europë, me 3,5 deri 4% rritje

    May 12, 2025
    Ekonomi

    Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    May 12, 2025
    EkonomiLajme

    Sektori i turizmit në Greqi “në garë për të gjetur 80,000 punëtorë” ndërsa afrohet sezoni i verës

    May 5, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?