Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Rama: Mjekët e kërkuar, mundësi pune tej orarit në spitalet publike me pagesë 70 %

Përditësimi i fundit: 2024/01/26 at 2:37 PM
Publikuar January 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, brenda vitit synohet që të hapet praktika e dyfishtë në spitalet që morën sot certifikatën e autonomisë menaxheriale.

Në aktivitetin për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale rajonale, ku mori pjesë dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, Rama u shpreh se, “sot hyjmë në një kapitull të ri, falë edhe faktik që spitali Memorial i Fierit shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale dhe brenda vitit synojmë që të hapim në këto spitale që do të marrin certifikatën e autonomisë menaxheriale edhe praktikën e dyfishtë”.

- Reklamim -

“Pra që mjekët, të cilët punojnë në këto spitale dhe që janë të dëshiruar dhe janë të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës të shfrytëzojnë spitalin, të shfrytëzojnë të gjithë aparaturat dhe kushtet e spitalit për të ofruar një shërbim ekstra, i cili është një shërbim me pagesë, ku 70% të pagesës do t’i marrë mjeku dhe 30% do t’i mbeten spitalit”.

“Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në Evropë, në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, ku mjekët nuk janë të detyruar të shohin majtas-djathtas dhe të gjejnë mënëyra sesi të ikin nga puna për të shkuar tek privati për të shtuar diçka në rrogën e tyre, po ku të gjithë mjekët paguhen me një rrogë dinjitoze dhe pastaj çdo mjek që mund të punojë më shumë dhe që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre mund të punojë dhe jashtë orarit dhe të paguhet drejtpërdrejtë nga kjo praktikë”, tha Rama.

“Kjo është njëra anë. Ana tjetër është që në momentin pasi të kalojmë të gjithë procesin e nevojshëm të nxjerrjes së të gjitha kostove, protokolleve, të gjitha atyre proceseve që duhen për autonominë financiare, përmes autonomisë menaxheriale, atëherë në momentin kur spitalet do të kalojnë në autonomi të plotë, jo vetëm menaxheriale, por edhe financiare, do të kenë në dispozicion ata fondet dhe do të vendosin ata, si të ishin një strukturë e pavarur sesi do të shpenzohen fondet, se cilat sasi të cilave medikamenteve do të porositen dhe në të njëjtën kohë sesi do të shpërblehen ekstra nga të ardhurat e spitalit mjekët, sipas një protokolli shumë të qartë”, u shpreh Rama.

Pra, theksoi Rama, “jo vetëm praktika e dyfishtë, por edhe rritja së brendshmi e shpërblimit të mjekëve në bazë të meritës, do të bëjnë që interesi për të punuar në spitalet publike të jetë gjithmonë e më i lartë, konkurrenca të jetë gjithmonë e më e fortë, pastaj kushdo që të shkojë në Gjermani të na marri të keqen”.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
3shi.net 26 Janar, 2024 January 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Mitreski zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit
Artikulli tjetër Shpërndahen mbi 20 mijë fatura të rrymës në veri për muajin janar

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Fillon Samiti i 13-të “Maqedonia 2025”

    3shi.net May 15, 2024
    Kryesia Qendrore e BDI-së avancon procesin e vetingut dhe intensifikon reformën gjithëpërfshirëse të partisë
    Milano ndalon pirjen e duhanit në ambiente publike
    ‘SHBA-të janë aleati ynë’ – Kasami takoi zyrtarin amerikan
    Shkëndija zyrtarisht kampion i sezonit 2024/25 në Ligën e Parë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?