Mbi dhjetëra mijëra dërgesa nga Temu u dërgohen çdo ditë ndaj konsumatorëve në Maqedoni. Pavarësisht popullaritetit të kësaj platforme, nga Organizata e Konsumatorëve paralajmërojnë se konsumatorët blejnë në përgjegjësi të tyre përskaj rreziqeve të mundshme. Temu thekson se aplikon një qasje gjithëpërfshirëse për kontrollin e cilësisë në këtë platformë
Shkup, 29 janar – Temu, një dyqan online kinez i ngjashëm me AliExpress, i cili u themelua në korrik 2022, në vetëm pak muaj, kompania arriti të depërtojë masivisht në tregjet amerikane dhe evropiane dhe ka mbi 75 milionë përdorues mujor në BE. Së fundmi është zgjeruar edhe në tregjet e Ballkanit dhe në Maqedoni ku vlera e mallrave të dorëzuar është aktualisht deri në 22 euro. Mbi dhjetëra mijëra dërgesa nga Temu u dërgohen çdo ditë ndaj konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i shërbimit privat të postës “Eko Logistik Servis”, Igor Geshovski, pret që porositë nga kjo platformë kineze të shtohen në të ardhmen.
“Maqedonia tradicionalisht ka qenë mjaftë e përkushtuar në blerjen e dërgesave nga Kina, kjo është nga periudha paraprake kur vetëm AliExpress ishte prezent në këto tregje. Vëllimi do të vazhdojë të rritet, sepse kërkesa e tregut për lloje të ndryshme mallrash, mallra më të vlefshme, do të rritet gjithashtu, ato do të shkojnë edhe në mallra shtëpiake dhe teknologji, është një trend kudo. Bile, ata kanë një sistem që thjesht ofron atraktivitet për blerësit”, thotë Igor Geshovski, pronar i “Eko Logistik Servis”. Nga Dogana thonë se edhe këto mallra i nënshtrohen kontrollit doganor, pasi sipas rregulloreve, mallrat me vlerë deri në 22 euro në kundërvlerë në denarë janë të liruar nga detyrimet e importit dhe TVSH-ja, mallrat mbi 22 euro deri në 90 euro në kundërvlerë në denarë paguhet vetëm TVSH, ndërsa mallrat me vlerë mbi 90 euro, i nënshtrohen procedurës së plotë doganore me pagesë të të gjitha detyrimeve të importit.
Platforma kineze është zgjeruar me shpejtësi në Evropë duke përdorur një marketing agresiv. Bashkimi Evropian synon që TEMU të përmbushë standardet e BE-së dhe të mos dëmtojë konsumatorët. Komisioni Evropian ka hapur një hetim ndaj platformës kineze të blerjeve online Temu, për të cilin dyshon, se bën shumë pak për të ndaluar shitjen e produkteve të paligjshme.
“Ne duam të sigurojmë që Temu të vepron në përputhje me Ligjin e Shërbimeve Digjitale, sidomos lidhur me garancinë që produktet e shitura në këtë platformë përmbushin standardet e BE-së dhe nuk dëmtojnë konsumatorët”, tha në një deklaratë Komisionerja Evropiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager. TEMU tha se do të bashkëpunojë me BE-në. Gjithashtu ai po mendon t’i bashkohet një grupi platformash tregtare online që bashkëpunojnë për të parandaluar shitjen përmes internetit të prodhimeve të falsifikuara në Evropë. Në këtë grup bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe Amazon, Alibaba dhe eBay. Qoftë pluhur zbardhues dhëmbësh, shtypës e hudhre apo gërshërë – platforma Temu ofron mijëra artikuj me çmime të ulëta të pakrahasueshme. Artikujt vijnë si pako dhe kryesisht direkt nga Kina. Vlerësimet tregojnë se 400.000 pako mbërrijnë në Gjermani çdo ditë vetëm nga Temu dhe platforma kineze e modës Shein.
Platforma mund të ofrojë çmime të përballueshme sepse funksionon vetëm si ndërmjetës. Kushdo që porosit nga Temu zakonisht merr paketën e tij direkt nga depoja e prodhuesit ose e shitësit me pakicë në Kinë. Temu menaxhon pjesën financiare të transaksionit dhe, në disa raste, dorëzimin. Në çdo rast, Temu vepron vetëm si ndërmjetës dhe merr një komision për këtë.
Prandaj, Temu mund të eliminojë pothuajse plotësisht depot e shtrenjta dhe kështu të kursejë kostot. Megjithatë, kjo çon në kohë më të gjata të dorëzimit. Por këtu qëndron suksesi i biznesit. “Tema arrin një çmim dukshëm më të ulët falë kohërave të gjata të dorëzimit,” shpjegon eksperti i shitjes me pakicë në internet Alexander Graf. “Platformat perëndimore të tregtisë elektronike janë mbështetur qartë në kohë më të shkurtra të dorëzimit për një kohë të gjatë. aplikacioni i Temu “i bën konsumatorët të blejnë më shpesh”, thekson Graf . Suksesi dëshmon se modeli i biznesit të Temu është i saktë sipas Apple, ai ishte aplikaCioni më i shkarkuar për smartphone i vitit në 2023. Nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë thonë se nuk kanë klientë të regjistruar të pakënaqur.
Organizata thotë se Temu është i regjistruar në një shtet të huaj dhe se nuk ka asnjë person juridik në vend që do të kishte pasoja. Prandaj, ne nuk mund t’i referohemi ligjeve të brendshme që do të mbronin blerësit. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se porosisin me përgjegjësinë e tyre.
Pavarësisht popullaritetit të kësaj platforme, nga Organizata e Konsumatorëve paralajmërojnë se konsumatorët blejnë në përgjegjësi të tyre përskaj rreziqeve të mundshme, pasi ndikimi i këtyre produkteve, materialeve dhe kimikateve në shëndet nuk është testuar. Ka shumë diskutime në mbarë botën për sigurinë e produkteve që Temu shet. Nuk janë kryer kontrolle sigurie për cilësinë dhe sigurinë për shumë produkte. Por kritikët e shohin problemin e madh në një vend krejtësisht tjetër. Mallrat nën 150 euro mund të importohen në BE pa taksa. Eksperti i taksave Roger Gottman supozon se modeli i biznesit të tregut bazohet gjithashtu në këtë të ashtuquajtur kufi pa doganë: “Shumica e porosive nga Temu mbeten nën 150 euro”. Përfundimi – pa këtë lehtësim doganor, Temu nuk do të mund të ofronte çmime kaq të ulëta.
Megjithatë, Komisioni Evropian dëshiron të hetojë nëse ka pasur produkte të paligjshme të ofruara në atë platformë dhe nëse ato produkte janë në përputhje me rregulloret dhe ligjet e BE-së. Administrata në Bruksel është gjithashtu e interesuar nëse dizajni i Temu mund të krijojë varësi, veçanërisht përmes video lojërave që ofron, të cilat i lejojnë përdoruesit të fitojnë çmime. Së fundi, Komisioni dëshiron të sigurojë që tema të përputhet me detyrimet e Aktit Evropian të Shërbimeve Dixhitale.
Nga Organizata Kombëtare e Konsumatorit në Serbi thonë se bëhet fjalë për një të ashtuquajtur ‘një politikë biznesi mashtruese’ që shërben për të tërhequr sa më shumë konsumatorë në kompani. “Komisioni Europian e paralajmëroi Temu se biznesi i tyre shkel rregullat europiane dhe tani kjo platformë kineze po përballet me një tjetër hetim nga Komisioni Europian, sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale dhe për tregtimin e produkteve të paligjshme”, kujtojnë nga Organizata e Konsumatorit, në Serbi.
Në fillim të janarit, shitësi global me pakicë në internet Temu theksoi se aplikon një qasje gjithëpërfshirëse për kontrollin e cilësisë në këtë platformë, e cila është në përputhje me kërkesat e tregjeve në të cilat operon, njoftoi zyra e tyre evropiane e marrëdhënieve me jashtë. Procesi fillon me hyrjen e shitësit në bord, ku kërkohet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Përveç kësaj, ata nënshkruajnë marrëveshje që konfirmojnë përkushtimin e tyre për sigurinë e produktit dhe pajtueshmërinë me rregulloret përkatëse për tregjet e tyre. Temu e mbështet këtë proces duke ofruar udhëzime dhe burime mbi kërkesat e pajtueshmërisë për tregje të ndryshme. Kur shitësit bashkohen, atyre u kërkohet të japin informacion gjithëpërfshirës të produktit, duke përfshirë përshkrimet, modelin ose numrin e serisë, emrin tregtar, çmimet, imazhet dhe dokumentet përkatëse nëse zbatohen, tha kompania Temu. (koha.mk)