Dy ditë para nisjes së fushatës zgjedhore, Qeveria në detyrë ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për mërgatën, shkruan Reporteri.net.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë, të zhvilluar në formë elektronike.
Janë ndarë edhe mjete buxhetore, siç është thënë, me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës.
e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës;
Për subjektin kërkues “Kosova Global Talent Center”, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 70,876.79€ (shtatëdhjetë mijë e tetëqindeshtatëdhjetegjashtë
euro e shtatëdhjetenëntë cent), për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet nw New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026;
Për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,5000€ (tremijë e pesëqind euro) për pjesëmarrjen në Olimpiadën
Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka aprovuar edhe listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme./Reporteri.net

