Funksionari i VLEN-it, Afan Elezi, ka reaguar lidhur me Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke theksuar se për herë të parë pas 25 vitesh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit po propozohet një ligj që rregullon këtë çështje.
“25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë propozohet Ligji për Përfaqësim Adekuat dhe të Drejtë.
Ata nuk kanë arritur ta përmendin as shkronjën ‘L’ të ligjit, e lëre më ta hartojnë e ta sjellin atë.
Ky është ndryshimi, sepse sot po flasim dhe po debatojmë për ligje, e jo për krim dhe korrupsion, siç kemi debatuar me ta për 24 vjet”, ka shkruar Elezi.

