Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Kurti kujton trazirat e marsit: Paqja e siguria duhet të mirëmbahen vazhdimisht

Përditësimi i fundit: 2024/03/16 at 6:35 PM
Publikuar March 16, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Teksa ka kujtuar trazirat e marsit të 2004-s, kryeministri Albin Kurti ka shkruar të shtunën në Facebook se ngjarjet e asaj periudhe rikthejnë në vëmendje se paqja dhe siguria s’duhet të merren si të mirëqena e se ato duhet të mbahen, ruhen e mirëmbahen vazhdimisht.

Para 20-vjetësh në lumin Ibër në Çabër të Zubin-Potokut ishin mbytur tre fëmijë, që ishte raportuar se po iknin nga një grup serbësh. Ngjarja pati nxitur protesta në çdo anë të Kosovës e që shpejt shpërthyen në trazira. Në këto trazira u vranë 20 persona e qindra u plagosën.

- Reklamim -

Kurti në Facebook të shtunën ka shkruar se ka mbetur ende e paqartë se kush i orientoi disa grupe të protestuesve drejt vendbanimeve serbe e kishave dhe manastireve ortodokse. Ai ka thënë se Kosova s’kishte përgatitje institucionale, siç e ka tani për ta parandaluar a depërshkallëzuar situatën.

Kryeministri ka thënë se prej atëherë, shumica e dëmeve materiale janë rikuperuar e sot objekteve të kultit fetar ortodoks u ofrohet mbrojtje fizike e veçantë nga Policia e Kosovës.

“20 vjet pas, i kujtojmë ato ngjarje, ndonëse me shumë të panjohura se si rrodhën, teksa ia rikujtojmë vetes se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena. Ato janë më të vështira se dhuna, sepse duhet të mbahen, ruhen e mirëmbahen vazhdimisht. E ajo çka dimë është që Egzoni, Avniu dhe Florenti i mungojnë familjes, dhe të gjithë neve edhe sot, për çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti po ashtu ka thënë se institucionet nuk i dinë emrat e katër të vrarëve nga 20.

Më 17 mars 2004, filluan protestat që më vonë do të përmenden si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë. Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë. Gjatë trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Ngjarje të ngjashme ndodhen me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. Serbët u hakmorën edhe me djegien e disa xhamive në Serbi.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Sot u bënë 20 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Katër fëmijë shqiptarë u ndoqën nga një grup i të rinjëve të komunitetit serb. Për të shpëtuar nga sulmi, ata u hodhën në lumin Ibër, prej nga i gjallë doli vetëm Fitim Veseli. Ndodhi kjo në një kohë e kontekst me përplot paqartësi për të ardhmen e vendit, pas luftës për të cilën plagët e kujtimet ishin ende shumë të gjalla teksa drejtësia për krimet, vuajtjet e dëmet e përjetuara nuk shihej asgjëkundi.

Lajmi për mbytjen në lum të Egzon Deliut, 13 vjeç, Avni Veselit, 12 vjeç, dhe Florent Veselit, 9 vjeç, u shpërnda rrufe dhe jehoi kobshëm në çdo cep të vendit. Protestat e qytetarëve në rrugë ishin përgjigjja e menjëhershme. Pa thirrje të organizuar e pa organizim në mbarëvajtje, ato shumë shpejt morën përmasa masive duke përfshirë gjithë Kosovën. E kur protesta është spontane e pa organizim, që ajo të jetë paqësore dhe e qetë duhet që secili pjesëmarrës të jetë paqësor e i qetë. Ndërsa për t’u bërë e dhunshme mjaftojnë vetëm një grusht i protestuesve të jenë të tillë. Dhe kështu ndodhi. Madje, fillimisht ato ishin të drejtuara kundër UNMIK-ut e, më pas, se kush i orientoi drejt vendbanimeve me serbë dhe kishave e manastireve ortodokse nuk u sqarua asnjëherë.

Në Mitrovicë u vranë gjashtë qytetarë: Fatmir Abdullahu, Ferid Çitaku, Isak Ibrahimi, Ajvaz Shatrolli, Jana Tuçe (nga Maqedonia e Veriut) dhe Borivoje Spasojeviq. Në Lipjan tre: Nenad Vesiq, Nevzat Rrahmani dhe Arben Shala. Në Gjilan një: Sllobodan Periq. Në Bellopojë një: Esat Tahiraj, nga Novosella. Në Dajkoc dy: Dobrivoje Stolliq dhe Borko Stolliq. Në Çagllavicë tre: vëllezërit Bujar dhe Kastriot Elshani nga Drenasi dhe një person i paidentifikuar. E në Ferizaj një: Alimuhamet Murseli. (Pra, nuk po i dijmë emrat e katër të vrarëve nga gjithsej 20, e nëse konsideroni që ka pasaktësi në emrat ekzistues, ju lutem na e thoni.)

Qindra persona u plagosën, përfshirë këtu pjesëtarë të policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare, qindra prona private e objekte të ndryshme u shkatërruan ose dëmtuan përfshirë edhe dhjetëra objekte kulturore dhe fetare. Hakmarrja dhe reagimi për ngjarjet e marsit u përcoll edhe në anën tjetër të kufirit, në Serbi. Dhunë pati në qytetet e Nishit dhe Novi Sadit. Shënjestër ishin shqiptarët dhe grupet tjera të pakicave. Edhe atje u shkaktuan dëme në prona private dhe objekte fetare e kulturore.

Kosova nuk kishte përgatitjen institucionale që ka tani për të parandaluar apo depërshkallëzuar situatën. Vendi ishte nën administrim total ndërkombëtar. Policia e Kosovës që atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës, përbëhej nga trupa që nuk ishin të pajisur për trazira të tilla. E megjithatë, disa pjesëtarë të Policisë treguan guxim duke rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar e mbrojtur serbë në shumë qytete dhe fshatra.

Prej atëherë shumica e dëmeve materiale që atë kohë kishin marrë përparësi para humbjeve njerëzore, u rikuperuan. Objektet e kultit fetar ortodoks u rinovuan me para të taksapaguesve të Kosovës. Atyre sot u ofrohet mbrojtje e fizike e veçantë nga Policia e Kosovës.

20 vjet pas, i kujtojmë ato ngjarje, ndonëse me shumë të panjohura se si rrodhën, teksa ia rikujtojmë vetes se paqja dhe siguria nuk mund të merren të mirëqena. Ato janë më të vështira se dhuna, sepse duhet të mbahen, ruhen e mirëmbahen vazhdimisht.

E ajo çka dimë është që Egzoni, Avniu dhe Florenti i mungojnë familjes, dhe të gjithë neve edhe sot, për çdo ditë.

TOP Lajmet

Kasami: VLEN ka fituar identitet të vetin, ata që largohen humbin peshën politike
Lajme Politikë
Ibrahimi: Komunat e udhëhequra nga BDI nga inati nuk aplikojnë në fonde, në këtë mënyrë dëmtojnë qytetarët
Lajme Politikë
Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai
Lajme Politikë
ASH nis mbledhjen vendimtare, mungon Arben Fetai
Lajme Politikë
Gashi përkujton Komandant Harun Aliun: Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat
Lajme Politikë
Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit
Sport
ETIKETUAR: kurti, marsi, trazira
3shi.net 16 Mars, 2024 March 16, 2024
Artikulli i mëparshëm Sindikata kërkon shkarkimin e Halit Feratit
Artikulli tjetër “Nuk vendosni ju”, deputetët gjermanë kundërshtojnë Escobarin për “kushtet e reja” për anëtarësim të Kosovës në KiE

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Përçarje në “Frontin Europian”: Elmi Aziri kritikon gjyqtarët e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese: Përcjellin frymë antishqiptare

    3shi.net September 22, 2024
    Rekord i ri në shpejtësinë e internetit: Transferon këtë numër terabitësh në sekondë
    Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës?
    Ministrat e VLEN-it në koordinim për t’i përmbushur të gjitha premtimet
    Drejtori i SHSH-Shkup, Samir Iseni promovon aparaturën e re për rezonancë magnetike, shkurtohet koha e pritjes për pacientët
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Berisha mban deklaratën e parë publike për zgjedhjet, apeli për demokratët

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Partitë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Trump pritet të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga familja mbretërore e Katarit

    May 12, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

    May 12, 2025
    Bota dhe RajoniLajme

    Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria

    May 11, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?