Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se sot deputetët e tyre se bashku me ata të VMRO-DPMNE-së kanë parashtruar kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.
“Sot, deputetët e VLEN-it, VMRO-DPMNE-së, parashtruan Kërkesë për interpretim autentik të nenin 7, paragrafi (3) të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse, për të marrë interpretim të saktë nëse vendimi i mëparshëm i Qeverisë dhe udhëheqësisë së Llotarisë shtetërore për lojërat e fatit në internet ka bazë ligjore.
Ekipi jonë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore. Prandaj presim që Qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendim të duhur, nga ku Komisioni juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit do ta zbërthej në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet MENJËHERË!”, kanë thënë nga VLEN.