Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka ndjekur në Teatrin Shqiptar në Shkup shfaqjen “Babai”, duke vlerësuar kontributin e aktorit të njohur Bajrush Mjaku, i cili ka 53 vite në skenën teatrore.
“Sonte në Shkup, në Teatrin Shqiptar, patëm nderin të ndiqnim shfaqjen “Babai”, një vepër që prek thellë kujtesën, familjen, jetën dhe dinjitetin njerëzor.
Kjo mbrëmje ishte edhe një moment i veçantë për të nderuar Bajrush Mjakun, një nga emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare, i cili prej 53 vitesh i është përkushtuar teatrit dhe artit.
Një karrierë e ndërtuar me talent, përkushtim dhe role të paharrueshme, që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Sot, përmes rolit të “Babait”, Mjaku dëshmon edhe një herë madhështinë e një aktori që ka ditur ta shndërrojë skenën në kujtesë dhe emocion për breza të tërë.
Mirënjohje për mjeshtrin Bajrush Mjaku dhe për të gjithë ekipin artistik për këtë mbrëmje të veçantë.”, deklaroi Sali.

