Izet Mexhiti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë më 25 tetor

1 Min. Leximi

Izet Mexhiti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit, duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik dhe përfaqësimit institucional.

Ai vlerësoi listën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare si një hap të rëndësishëm për avancimin e të drejtave kombëtare, arsimit në gjuhën shqipe, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së të rinjve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mexhiti u bëri thirrje edhe shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe diasporë, që të kontribuojnë në të ardhmen e vendlindjes përmes pjesëmarrjes dhe votës së tyre.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull