Privohet nga liria një e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për marrje ryshfeti, është ngritur kallëzim penal

1 Min. Leximi

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.M. (42) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.
E denoncuara, e punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së RMV-së si inspektore shtetërore e ushqimit, në periudhën prej 17.09.2026 deri më 25.09.2026, gjatë ushtrimit të kontrollit të rregullt në një person juridik – objekt hotelierik, ka kërkuar një shumë të hollash prej 250 eurosh në formë ryshfeti që të përpilojë procesverbalin e mbikëqyrjes së realizuar inspektuese në të cilin do të konstatojë se nuk janë evidentuar parregullsi në punën e subjektit juridik edhe pse e ka ditur dhe ka qenë e vetëdijshme se subjekti juridik nuk i posedonte procedurat për prodhim të mirë të ushqimit dhe praktika të mira higjienike kur e ka kryer kontrollin. Shumën e përmendur e ka pranuar më 25.09.2026, dhe atëherë ia ka dorëzuar palës së dëmtuar edhe procesverbalin e mbikëqyrjes së realizuar inspektuese.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull