“Shpërthen” Arkivi shtetëror, Trëndëlina Deari punëson 5 të rinj shqiptarë

1 Min. Leximi

Zëvendësdrejtorja e Arkivit shtetëror, Trëndëlina Deari ju ka uruar mirëseardhje pesë të punësuarve të rinj shqiptarë, të cilët nga sot janë bërë pjesë e këtij institucioni.

Sipas Dearit, ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve, duke dëshmuar se angazhimi për barazi, meritokraci dhe mundësi të barabarta, po jep rezultate konkrete.

“Në cilësinë e zëvendësdrejtores së Arkivit shtetëror ju shpreh urimet më të sinqerta për sukses në detyrën tuaj të re dhe ju dëshiroj punë të mbarë, bashkëpunim të frytshëm dhe arritje të shumta profesionale”, thekson Deari.

Jam e bindur, shton ajo se me profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tyre, të punësuarit e rinj do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të institucionit dhe realizmin e siç shprehet ajo, “misionit të Arkivit shtetëror në shërbim të qytetarëve dhe trashëgimisë sonë dokumentare”.

“Vazhdojmë me përkushtim dhe vendosmëri fuqishëm me VLEN”, e mbyll statusin e saj në Fejsbuk, zv/drejtorja Deari.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull