E Majta paralajmëron padi ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për siç thonë ata se po mban të bllokuar propozim-Ligjin për branitellat. Sipas tyre, Rregullorja e Kuvendit i mundëson Gashit të thërras Komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj që të procedon më tej ligjin i cili është propozuar nga LSDM-ja dhe që gëzon mbështetjen edhe të VMRO-DPMNE-së dhe Të Majtës. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi gjatë procedurales së deputetit majtist u përgjigj se një gjë të tillë nuk e lejon Rregullorja pasi kreu i Kuvendit obligohet të thërras mbledhjen e trupit punues kur atë nuk e bën kryetari i komisionit, por nuk mund të thërrasë mbledhjen kur kryetari refuzon të vendos në rend dite propozim-ligjin. Propozim-Ligji për branitellat parashikon avancimin e kujdesit ndaj kësaj kategorie duke rritur ndihëm e njëhershme financiare ndaj tyre në bazë të përqindjes së invaliditetit. /Alsat.mk
Pr/Ligji për “branitellat”, Apasievi padit Gashin

Ndani këtë artikull
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


