Partitë politike po kalkulojnë kandidaturat dhe koalicionet

2 Min. Leximi

Partitë politike vazhdojnë me kalkulimet e tyre rreth kandidatëve për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, por edhe për kualicioneve të mundëshme.
LSDM ka nisur procedurat për zgejdhjen e kandidatëve të saj.

“Procedurat janë në rrjedhë e sipër për ato procedura do të bisedohet në organet e partisë. Më me rëndësi është të përzgjidhet kandidati më I mire për president, kandidatët më të mere për deputet dhe të punohet maksimalisht që ky concept I cili ka vision të qartë se ka duhet të lëvizë maqedonai e Veriut, të ketë perspoektivë të qartë për qytetarët dhe pritshmëri të qarta të qytetarëve, për dallim nga koncepti që e përfaqëson opozita e që nuk dini nëse dëshirojnë të shkojmë përpara drejtë BE-së ose do të kthehemi pras në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.” – tha Oliver Spasovski nga rradhët e LSDM-së.

- Advertisement -

Por kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pretendon se ka parti të cilat janë të interesuara ti bashkëngjiten koalicionit që drejton kjo parti.

- Advertisement -

“Ka sinjale nga shum parti që aktualisht janë në pushtet apo kanë qenë në pushtet që ti bahskangjiten me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë komision, ashtu është procedura dhe në periudhën që vjen ky komision do të ketë takime me të gjitha partite politike në Maqedoni”. – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski pret që partitë të cilat dëshirojnë ti bashkangjiten koalicionit me partinë e tij, ta pranojnë programin e VMRO-DPMNE-së.

Në bllokun shqiptar zyrtarë të BDI-së kanë bërë të ditur se po punojnë për krijimin e një blloku evropian ku e kanë ftuar të bëhet pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët. Por kjo e fundit ka marr ftesë edhe nga opozita shqiptare, por siç ka thënë kreu i kësaj partie, Arben Taravari, organet partiake ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit se si ASH do të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull