Gjykata Themelore Penale njofton se Prokuroria ka hapur një hetim të ri ndaj pronarit të “Puls”, Dejan Jovanov – Deko, për çka do të kërkojë paraburgimin e tij.
Kjo do të thotë se, nëse kërkesa pranohet, Deko nuk do të lirohet të shtunën, kur i përfundon masa e paraburgimit për tragjedinë në “Puls”.
“Vonë pasditen e sotme, Prokuroria i ka dorëzuar gjykatës një propozim për caktimin e masave të reja për sigurimin e pranisë së Dejan Jovanovit, i cili tashmë ndodhet në paraburgim për lëndën që lidhet me zjarrin në Koçan. Për këtë propozim do të vendoset gjatë ditës së nesërme”, njoftuan nga Gjykata Themelore Penale.
Më shumë informacione priten nga Prokuroria.

