Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Netanyahu kundërshton ShBA’në: Nuk pranojmë krijimin e një shteti palestinez

Përditësimi i fundit: 2024/01/21 at 3:04 AM
Publikuar January 21, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës ose të ndërmarrë hapa drejt krijimit të një shteti palestinez pasi të mbarojë lufta. Ky refuzim i tij shkaktoi menjëherë kritika nga Shtëpia e Bardhë.

Tensionet për këto çështje reflektuan një përçarje të madhe mes dy aleatëve lidhur me madhësinë e luftës së Izraelit dhe planet e tij për të ardhmen e territorit të rrethuar.

- Reklamim -

“Ne sigurisht e shohim këtë ndryshe”, tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Deklarata e Netanyahut më 18 janar erdhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraeli nuk mund të ketë asnjëherë “siguri të mirëfilltë” pa një rrugë drejt pavarësisë palestineze. Më herët gjatë kësaj jave, Shtëpia e Bardhë po ashtu ka thënë se është “koha e duhur” që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij shkatërruese në Gazë.

Gjatë një konference për media, Netanyahu shprehu një qëndrim të ndryshëm nga Uashingtoni. Ai vazhdimisht deklaroi se Izraeli nuk do të ndalë ofensivën derisa të përmbushë qëllimet e tij për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe të kthejë në shtëpi pengjet që po mbahen nga grupi radikal palestinez.

Ai hodhi poshtë pretendimet në rritje nga kritikët izraelitë se këto qëllime nuk janë të arritshme, duke u zotuar se do të shtyjë përpara ofensivën për muaj të tërë.

“Ne nuk do të pajtohemi me asgjë tjetër përpos fitores absolute”, tha Netanyahu.

Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.

Sulmi i Izraelit, një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurësve dhe më shkatërruese në historinë moderne, ka lënë të vrarë pothuajse 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë. Ofensiva izraelite po ashtu ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe mbi 80 për qind e popullsisë së territorit me 2.3 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Kostoja e madhe e luftës ka çuar në intensifikimin e thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që Izraeli të ndalë ofensivën. Aleatja kryesore e Izraelit, SHBA-ja, ka nisur të shprehë mospajtime dhe i ka bërë thirrje Netanyahut që të tregojë vizionin e tij për Gazën e pasluftës.

SHBA-ja ka thënë se Autoriteti Palestinez, që njihet ndërkombëtarisht dhe që qeverisë në zonat gjysmë-autonome në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli, duhet të “rigjallërohet” dhe të kthehet në Gazë. Hamasi kishte rrëzuar nga pushteti Autoritetin Palestinez në Gazë më 2007.

SHBA-ja po ashtu ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave drejt krijimit të një shteti palestinez. Palestinezët kërkojnë që Gaza, Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm. Këto zona ishin pushtuar nga Izraeli më 1967.

Gjatë forumit ekonomik në Davos, të mërkurën Blinken tha se zgjidhje me dy shtete është mënyra më e mirë për të mbrojtur Izraelin, për të bashkuar vendet e moderuara arabe dhe për izoluar armikun e përbetuar të Izraelit, Iranin.

Pa “një rrugë drejt një shteti palestinez”, tha ai, Izraeli nuk do të ketë “siguri të mirëfilltë”.

Netanyahu, që udhëheqë një Qeveri të ekstremit të djathtë dhe që një kohë të gjatë kundërshton shtetësinë palestineze, vazhdimisht ka kundërshtuar zgjidhjen me dy shtete. Ai tha se një shtet palestinez do të bëhej vend për nisjen e sulmeve ndaj Izraelit.

Ai tha se Izraeli “duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”, duke shtuar se “kjo bie ndesh me idenë e sovraniteti. Çfarë mund të bëjmë ne?”.

“Këtë të vërtetë ua them miqve tanë amerikanë dhe kam frenuar përpjekjen për të na detyruar në një realitet që do të rrezikonte shtetin e Izraelit”, tha ai.

Deklaratat e tij nxitën reagimin e menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë.

Kirby tha se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk “do të ndalojë së punuar” drejt zgjidhjes me dy shtete.

TOP Lajmet

Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit
Lajme
HelloSafe rendit Shqipërinë si vendin më të bukur që duhet vizituar në vitin 2025
Lajme
Teravari: Tearca bëhet gati për fitoren e tetorit!
Lajme
Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet
Lajme
3shi.net 21 Janar, 2024 January 21, 2024
Artikulli i mëparshëm Si të kërkoni rritje rroge dhe si ta merrni atë?
Artikulli tjetër Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri vetëm disa ditë pas shkarkimit nga Roma

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Betejë e saposhpallur Bruksel-Uashintgon për Kievin

    3shi.net February 13, 2025
    Zeqirija Ibrahimi: NON GRATA a mund ta përkthej BDI-ja në gjuhën që e flasin 20 % e popullatës e që nuk është e njëjtë me gjuhën shqipe?
    Justin Trudeau thotë se një mandat tjetër i Trumpit, do të krijonte “paparashikueshmëri” për Kanadanë
    Vazhdon numri i lartë i të sëmurëve me grip në Maqedoni
    MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore, ja si duhet konkurruar!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?