Në Francë, protestat e nxënësve kanë shkaktuar ndërprerje të mësimit në qindra shkolla, ndërsa në disa raste janë shënuar edhe përplasje me policinë. Autoritetet franceze kanë raportuar për përshkallëzim të protestave dhe incidente të dhunshme në disa zona.
Në Spanjë, ndërkohë, mijëra protestues kanë dalë në Madrid dhe qytete të tjera duke kërkuar masa për krizën e strehimit dhe rritjen e kostove të banimit. Parlamenti spanjoll më 2 tetor rrëzoi dy masa të qeverisë që synonin të adresonin krizën e banesave.
Protestat në Spanjë janë intensifikuar veçanërisht pas dëbimit të një gruaje 87-vjeçare nga banesa e saj, rast që shkaktoi reagim të gjerë publik

