Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur shkurtimisht për mediat pas takimit që zhvilloi pasdite me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, në takim është biseduar për procesin në Hagë, për procedimin e projektligjit në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për Specialen, dhe për presidentin
“Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit”, tha Hamza, raporton klankosova.tv.
Ai tha se për PDK-në, “është nevojë dhe domosdoshmëri aprovimi i ligjit për Specialen dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin”.
Hamza tha se deri më tani nuk ka marrëveshje me Kurtin për temat e biseduara.
“Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim”, theksoi kreu i PDK-së.

