Moska përpiloi listën e 47 vendeve armiqësore – Mes tyre edhe RMV-ja!

1 Min. Leximi

Kryeministri rus, Mihail Mishustin, ka përpiluar listën e vendeve që sipas Moskës, imponojnë qëndrime destruktive që janë në kundërshtim me vlerat morale dhe shpirtërore ruse – thuhet në një njoftim të asgjencisë shtetërore ruse – TASS.

Lista përsfinë 47 vende, të cilët nga Rusia janë vlerësuar si “armiqësore”. Në mesin e tyre gjendet edhe Maqedonia e Veriut si dhe të gjithë anëtaret e NATO-s, me përjashtim të Turqisë.

- Advertisement -

Gjithashtu në këtë listë janë edhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë.

- Advertisement -

Dokumenti ishte nënshkruar nga Kryeministri rus më 20 shtator, kurse është publikuar konform Dekretit të Presidentit Vladimir Putin të datës 19 gusht të këtij viti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull