Pas gjashtë vitesh në burg, sot lirohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, Janakieski ka qenë në arrest shtëpiak dhe burg efektiv. Fillimisht është dërguar në burgun “Idrizovë”, ku ka vuajtur dënimin për rastin “Titanik” dhe më pas është transferuar në burgun “Shkupi”, ku ka qenë deri më sot.
Që nga formimi i PSP-së, Janakieski është ndjekur penalisht në disa lëndë gjyqësore. Pas arratisjes së liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ai përfundoi në paraburgim.
Në nëntor të vitit të kaluar, Mile Janakieski e ka paditur shtetin para gjykatës në Strasburg dhe do të marrë dëmshpërblim sepse është konstatuar se i është shkelur e drejta për liri nga neni 5 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.