Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Mickoski shpalli 10 parime për unitet dhe kohezionin: Shtet i së drejtës, fund i partizimit të shoqërisë dhe konflikteve etnike…

Përditësimi i fundit: 2024/09/09 at 12:43 AM
Publikuar September 9, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Sot prej këtu shpall dhjetë parime rreth të cilave duhej të krijojmë unitet dhe kohezionin e të gjithë faktorëve dhe aktorëve shoqërorë, jo vetëm qeverisë, apo disa partive nga opozita. Por të gjithëve, universiteteve, sindikatave, biznesmenëve dhe odave, bujqve, ASHAM, profesorëve, mjekëve, të gjithë shtytësve shoqëror”, tha sot kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski në fjalimin e tij me rastin e shënimit të 8 shtatorit – Ditën e pavarësisë.

Marketing

Kryeministri Mickoski theksoi se duhet të vendoset drejtësia dhe shteti i së drejtës, të ndërpritet partizimi në shoqëri dhe të mos krijohen konflikte dhe përçarje etnike.

- Reklamim -

“Së pari, ne duhet të vendosim drejtësi dhe shtet të së drejtës. Dhe jo vetëm në mënyrë të floskulare dhe deklarative si deri më tani, por në thelb përmes shembujve personalë dhe dorëheqjeve kolektive nga të gjithë ata njerëz të turpëruar që vendosën të turpërojnë veten dhe familjet e tyre dhe të shkojnë në anën tjetër të ligjit. Paligjshmëria nuk duhet të jetë sjellja që duhet ndjekur. Pavarësisht se kush është dhe çfarë është në këtë vend, ose do të jetë një qytetar i ndershëm ose do të ketë përgjegjësi dhe do tëpërgjigjet për veprimet e tij. Pavarësisht nëse është pushtet apo opozitë.

Së dyti, duhet të ndalet partizimi i shoqërisë, nuk duhet t’i ndajmë njerëzit nga njëra apo tjetra parti, por në të aftë dhe më pak të aftë. Të aftët duhet të përparojnë.Libreza e partisë nuk duhet të jetë leja e përparimit, por diploma dhe dija reale. Sistemi i meritave duhet të jetë mbi gjithçka tjetër. Avancimi në bazë të aftësive dhe kompetencave. Të vyeshmit duhet të fitojnë një shans, në vend të atyre që ecin përpara me lidhjet.

Së treti, ne duhet të distancohemi nga konfliktet etnike dhe të izolojmë elementët që krijojnë përçarje ndëretnike. Ne duhet të vendosim një moratorium për temat e prodhuara etnikisht të nxitura nga interesat fitimprurëse të individëve.Duhet t’i jepet fund listës të gjatë të dëshirave për të drejtat etnike, pas së cilës realisht nuk qëndron asgjë, por interesi personal i atyre që i prodhojnë, në kurriz të kolektivit. Sa bosh tingëllon kur dikush kërkon dydhomësi, e nuk ka ujë të pijshëm në Likovë dhe Tetovë. Unë dua zgjidhje për problemet personale të popullit dhe jo zgjidhje për interesat personale të grupeve të vogla politikanësh që abuzojnë me vuajtjet kolektive të popullit, deklaroi ai dhe shtoi se duhet të përmirësohet standardi për qytetarët, gjegjësisht ekonomia të jetë fokusi dhe fusha e garimit.

Së katërti, ta mbrojmë dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve. Ekonomia të jetë fokusi dhe fusha e garave. Dhe këtë do ta arrijmë me punë dhe vetëm me punë.

Së pesti, ne duhet të krijojmë një shoqëri të drejtë. Unë gjithashtu e kuptoj kritikën e individëve dhe kompanive, marzhat e të cilëve i kemi kufizuar për furnizim të mjeteve shkollore si pjesë e masës MË PAK SHPENZIME MË SHUMË PËR TY, por ta publikoj edhe listën marzheve nga e cila dhemb koka dhe do të shihni se dikush me të madhe përfiton mbi popullin e varfër.

E respektoj ekonominë e lirë dhe luftojë për atë, por populli nuk është naiv dhe nuk duhet që nën gëzofin e ekonomisë së lirë, dhe në thelb krijimi i një monopoli apo duopoli, të mbushen xhepat privatë.

Së gjashti, arsimi duhet të jetë bileta e suksesit dhe ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të. Njerëzit tanë në mbarë botën arrijnë rezultate të jashtëzakonshme, dhe në shtëpi, fakultete në disa objekte të dyshimta vulosin diploma.Dhe e gjithë kjo do të hetohet. Arsimi është forca që mund të na nxjerrë nga varfëria dhe të na çojë përpara si në ekonomi ashtu edhe në teknologji.

Së shtati, duhet të kemi një marrëveshje të përgjithshme për të përmbushur objektivin tonë strategjik, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Nuk kemi alternativë tjetër, as nuk ka ndonjë shans tjetër real. Dëshira e popullit për anëtarësim në Union është dëshira për një standard më të mirë, kritere më të larta dhe më shumë para dhe një sistem të ndërmjetëm. Dhe ne si Qeveri dhe shoqëri nuk duhet të devijojmë nga rruga evropiane.

Por në të njëjtën kohë, duhet të dihet ndjenja e hidhur që ka secili prej njerëzve tanë, se po presim shumë në dyert e Unionit dhe besimi në një të ardhme të tillë sulmohet nga pengesa të panumërta politike, në vend të kritereve thelbësore dhe sistematike që do ta bëjnë jetën më të mirë.

Prandaj sot çdo qytetar maqedonas ka një gungë në fyt nga shumë procedura dhe kontrata të dëmshme. Unë jam gati të diskutoj çdo çështje, por nuk jam gati të bëj asnjë lëshim me çdo kusht. Le të bëjmë hapa të mëdhenj dhe të ndërtojmë një proces të vërtetë përparimi.

Parimi i tetë është uniteti. Natyrisht mund të kemi mendime, qëndrime të ndryshme, por për çështje shtetërore dhe tema me interes të përbashkët duhet të tregojmë unitet. Mund të ndahemi, por ëndrrën maqedonase duhet ta ëndërrojmë të gjithë së bashku dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku. Të mos ndahemi për çështje madhore, të mos humbim kohë në grindje, në kurriz të progresit. Brenda shtëpisë do të debatojmë për të gjitha çështjet, por jashtë duhet të jemi unikë. Kjo duhet të jetë forca jonë.

Së nënti, ne duhet të luftojmë shpërnguljen. Shumë njerëz të mirë janë shpërngulur në kërkim të një jete më të mirë. Dhe shumë drita u fikën. Nuk ka njerëz për të punuar. Shikoni fushat, është koha e vjeljes së rrushit, ato janë plot me shumë njerëz në moshë dhe me ndonjë të ri të rastësishëm që nuk do ti zhgënjejë prindërit e tij. Themelet e asaj që ne besojmë qëndrojnë mbi supet e tyre. Por përgjithësisht të rinjtë largohen. Dhe është shkatërruese. Ne duhet t’i mbajmë me kushte më të mira jetese dhe një shans për të rinjtë që duhet të jenë forca lëvizëse.

Së dhjeti, ne duhet të dallojmë dhe të besojmë në betejat ideologjike.E jona, e imja është patriotizmi i përbashkët, që duhet të na bashkojë. Nuk është gjë tjetër veçse një besim i përbashkët dhe një luftë e përbashkët për të ardhmen e vendit. Ai duhet të na bashkojë të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serbë, boshnjakë dhe gjithë të tjerët nën diellin maqedonas. Të mos i gëzohemi shkëndijave të vogla, por së bashku për fitore të mëdha dhe hapa të mëdhenj përpara. Shumë eshtë lënë pa bërë dhe duhet bërë shumë”, është decid kryeministri Mickoski.

Mickoski kërkoi unitet dhe kohezion për këto 10 parime dhe u tha të gjithë liderëve që të bashkohen drejt kësaj platforme unifikuese.

“Prandaj kërkoj unitet dhe kohezion për të gjitha këto parime. U dërgoj një mesazh liderëve të opozitës rreth këtyre 10 parimeve që të bashkohemi të gjithë, të pastroheni nga krimi në radhët tuaja dhe të reformoheni. Dhepranojeni këtë që po e ofroj unë si një platformë rreth së cilës bashkohemi”, theksoi kryeministri Mickoski.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 9 Shtator, 2024 September 9, 2024
Artikulli i mëparshëm Gashi me rastin e 8 Shtatorit: Të punojmë së bashku për të ecur përpara
Artikulli tjetër Osmani: Kemi arritur që të jemi prezent në organizime ndërkombëtare që Kosova asnjëherë nuk ka qenë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmeSport

    Cleveland Cavaliers nuk ndalen, 11 fitore radhazi

    3shi.net November 10, 2024
    Thyerja e kufirit – Kuvendi lartëson Betejën e Koshares (VIDEO)
    Dëgjohet zëri i Safije Sadiku Shahini, fyerjet ndaj shqiptarëve nuk kalojnë: MKK Kumanovo dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 32,00 denarë
    Cilat informacione nuk duhet t’i ndani kurrë me ChatGPT?
    MIGRIMI I TË RINJVE: Ikja të trajtohet me seriozitet
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?