Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se punimet për rikonstruksionin e rrugës “Faik Konica” në lagjen Dizhon po i afrohen fundit. Sipas tij, projekti përfshin ndërtimin e kanalizimit fekal, rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Mexhiti bëri të ditur se, pas përfundimit të punimeve nëntokësore, aktualisht po realizohen asfaltimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuareve.
“Rruga Faik Konica në Dizhon po merr pamje krejtësisht të re.
Punimet po i afrohen fundit. Është ndërtuar kanalizimi fekal, është rindërtuar rrjeti i ujësjellësit për çdo shtëpi, ndërsa tani po realizohen asfaltimi dhe trotuaret.
Kështu po punohet në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin”, ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

