Deputeti Bekim Sali, si pjesë e një delegacioni parlamentar që përfshin Komitetet e Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ekonomisë dhe Sigurisë, si dhe Komitetin Politik, po zhvillon një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai thekson se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, ka përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm në Ballkan, por edhe në mbarë botën.


Postimi i plotë i deputetit Bekim Sali:
Si pjesë e delegacionit parlamentar, në kuadër të Komiteteve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ekonomisë dhe Sigurisë dhe Komitetit Politik, po qëndroj në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel.
Maqedonia e Veriut, si pjesë e NATO-së, mban përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë.